Menaxhimin e Projektit

Dështimi I projekteve komplekse është I përhapur në të gjithë botën, domethënë faktorët kryesorë te suksesit-përmbushja e afatit, mbetja brenda alokimit të projektit dhe realizimi I zhvillimeve me kualitet, nuk janë arritur ashtu siç duhet, gjë që shpesh shkaktohet nga menaxhimi I projekteve jashtë standarteve. Objektivi ynë është të kontribuojmë në investime të suksesshme nga partnerët tanë, duke u siguruar atyre menaxhim me kualitet të lartë të projekteve.

Smart ICT Services siguron Konsulencë strategjikee cila lidhet me zhvillimet e partnerëve tanë, dhe është një element I rëndësishëm I shërbimeve tona. Në këtë kontekst, ne kontribuojmë në mënyrë aktive në zhvillimet e ideve të projektit dhe mbështesim fazën përgatitore te tij.
Me përvojën dhe ekspertizën tonë në kontribuojmë si më poshtë:

  1. Studimi I fizibilitetit që shqyrton rrethanat politike, ekonomike-financiare, ligjore, teknike dhe mjedisore te projektit.
  2. Sigurimi I bashkëpunimit me objektivat strategjikë të korporatave
  3. Përgatitja e mundësive për sponsorizimin e projektit
  4. Mbështetja gjatë fazës përgatitore:
  5. Analiza e grupeve të interesit;
  6. Hartimi I detajuar I objektivave
  7. Përgatitja e planifikimit të kohës së projektit, të planit të detajuar financiar dhe atij të burimeve.

Për më tepër ne marrim hapat kryesorë të menaxhimit të rrezikut dhe kontribuojmë në formimin e rregullave të brendshme organizative, në përgatitjen proçedurave operative të projektit dhe në hartimin e strategjisë dalëse.

Pas implementimit fizik të projektit, ne suportojmë me ekspertizën tonë në nivel të lartë ,përmbushjen e detyrave te projektit, shpërndarjen e duhur të rezultateve dhe koordinimin e përvojave të fituara gjatë projektit.