Zhvillimi i organizimit dhe procesit

Përpunimi i strategjive organizative dhe funksionale:Pas rishikimit te qëllimeve dhe strukturës së organizatës, ekspertët tanë përcaktojnë objektivat afatgjata ,burimet e nevojshme dhe objektivat e zhvillimit që sigurojnë arritjen e këtyre objektivave afatgjatë. Strategjia organizative dhe funksionale do të shtjellohet vetëm pas vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të mjedisit dhe mundësive të tregut. E ardhmja e operimit të kompanisë do të përcaktohet duke marrë parasysh kërkesat e tregut dhe të konsumatorit.

Vendosja dhe riorganizimi I strukturës organizativeKarakteristika më e rëndësishme e çdo organizate është se ka një qëllim të përcaktuar dhe burimet e saj përdoren për të arritur këtë qëllim. Në projektet e zhvillimit organizativ, ne së pari krijojmë dhe përmbledhim strukturën organizative, identifikojmë detyrat qe do të ndërmerren ( të përcaktuara nga ligji, vendimet e aksionerëve ose politikave të brendshme), shpërndarjen e detyrave ndërmjet departamenteve te organizatës .Të gjitha këto aktivitete kryhen për të përpunuar një raport që përfshin të gjitha propozimet e nevojshme për modifikim .Duke implementuar këto propozime, efikasiteti I sistemit do të rritet .Përmes strukturës organizative më të thjeshtë dhe transparente ,përgjegjësitë janë të qarta ,rrugët e komunikimit bëhen më të shkurtra, dhe në këtë mënyrë, funksioni I kompanisë është me I shpejtë dhe efikas.

Zhvillimi I Proçesit:Proçesi jonë përfshin analizën sasiore dhe cilësore të aktiviteteve, ndjekje të të gjithë proçesit, dokumente të përpunuara dhe aktivitete raportuese. Baza e të gjithë projektit të zhvillimit organizativ është qasja në fokusin e proçesit. Kjo qasje parashikon një seri aktivitetesh si një njësi e vetme dhe përqendrohet në analizën e proçeseve ndër-organizative dhe në ndërveprimet midis tyre:

  • Identifikimi dhe racionalizimi i aktiviteteve të krijimit të vlerës dhe aktivitetet jo krijuese të vlerës.
  • Të sqarojë të drejtat dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.
  • Të hartojë proçeset ekzistuese dhe ndërveprimet midis tyre, në mënyrë që të shtjellohet inventari I proçesit dhe diagrami I kontekstit te proçesit.

Gjatë zhvillimit të proçesit, mjetet e dokumentacionit do të selektohen në përputhje me nevojat e klientit dhe madhësinë e projektit. Skemat logjike janë të krijuara në Bonita , SmartDraw ,Visio, PowerPoint dhe sipas kërkesës në përputhje me metodologjinë ARIS .Koncepti minimal I skemave logjike : rolet, etapat e proçesit, relacionet, hyrjet dhe daljet, si dhe portretizimi I mjeteve që janë përdorur. Konventat e miratuara nga klienti përshkruhen manualin e Konventës.

Përpunimi dhe modifikimi I politikave të brendshmeProçeset dhe struktura organizative e organizatës formohen në përputhje me mjedisin rregullator te jashtëm , strategjitë organizative dhe detyrat. Funksionet e rregullatorit të brendshëm janë sigurimi i informacionit, sigurimin e integrimit organizativ dhe bashkëpunimit, stabilizimin e operimeve te brendshme . Transformimi i kontrollit të brendshëm është I nevojshëm menjëherë pas zhvillimit të proçesit. Gjatë proçesit te zhvillimit , ne sigurojmë qëndrueshmërinë midis aktiviteteve, proçeseve dhe mjediseve rregullatore. Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem të brendshëm rregullator të unifikuar që siguron konsolidimin e niveleve të sistemit të brendshëm rregullator, racionalizimin e numrit te llojeve të ndryshme rregullatore, në mënyrë për të hequr tepricat ekzistuese. Në këtë mënyre, struktura rregullatore bëhet e qëndrueshme dhe transparente.

Prezantimi I suportit të IT-sëInfrastruktura e It-së siguron bazën e funksionimit organizativ, bazën e përmbushjes sa më efikase të detyrës. Gjatë projekteve të zhvillimit organizativ, ne identifikojmë funksionet e IT-së që mbështesin proçeset të cilat sigurojnë arritjen e objektivave. Ekspertët tanë identifikojnë mundësitë e zhvillimit dhe racionalizimit të cilat lehtësojnë organizimin e klientit në kryerjen e aktiviteteve të përditshme të punës. Qëllimi ynë është të kemi zgjidhje në fushën e IT-së, të cilat mbështesin proçeset organizative dhe lehtësojnë gjithashtu performancën organizative

Zhvillimi I KompetencaveRezultatet e projekteve të zhvillimit organizativ janë të dobishme vetëm nëse inkorporohen në kulturën organizative të klientit. Efikasiteti i operacioneve kërkon ekzistencën e burimeve njerëzore me kompetenca adekuate. Vlerësimi I kompetencave që janë të nevojshme për të proçesuar, komunikimi I rezultateve të zhvillimit të projektit dhe së bashku me zhvillimin e kompetencave sigurojnë që proçeset e krijuara së fundmi, elementët organizativ ose aktivitetet e suportit të IT-së , të bëhen pjesë e punës së përditshme dhe të arrijnë rezultatin e synuar.